Ja momenti i frikshëm kur babai shqiptar pranon vrasjen e të bijës: Vazhdoja ta godisja...

Ja momenti i frikshëm kur babai shqiptar pranon vrasjen e të bijës: Vazhdoja ta godisja...

19:54, 26/02/2020
A+ Aa A-

Ky është momenti i frikshëm kur një baba shqiptar pranon se ka vrarë me thikë vajzën e tij 20-vjeçare.

Petrit Lekaj, një shqiptaro-australian, pranoi se ka mbytur dhe goditur me thikë të bijën, Sabrina Lekaj. Ai e kreu krimin në një makinë Mercedes. 49-vjeçari foli për policinë në një spital psikiatrik.

I pyetur se përse vajza kishte plagë në trup, babai i dy fëmijëve pëshpëriti: Ia kam bërë unë.

“E nisa me goditjen e parë. Isha ulur në vendin e parë, të shoferit. Vazhdova ta godisja me thikë... ajo reagonte me shqelma, duke goditur derën dhe dritaren e makinës. Pastaj kalova në sediljet e pasme të makinës dhe bëra pjesën tjetër”.

Kur e hodhi thikën, babai tha se i vuri dorën në gojë dhe e mbyti.

Ai ia ktheu thikën vetes, por mbijetoi edhe pse me plagë të rënda.

Hetuesit thanë se babai ishte i tërbuar me stilin e jetesës së vajzës, e cila shkonte nëpër festa dhe merrte drogë. Për ironi, Petrit Lekaj është dënuar me herët për trafik heroine.

Megjithatë së fundmi familja jetonte në një lagje të pasur dhe dukej se e kishte vënë jetën në vijë ekonomikisht. Lekaj merrej me zhvillim pronash. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e të bijës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco