EMRI/ Arrestohet shqiptari dhe miku i tij italian, fshihnin doza kokaine në çakmak

EMRI/ Arrestohet shqiptari dhe miku i tij italian, fshihnin doza kokaine në çakmak

19:14, 26/02/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar dhe një Italian janë arrestuar nga policia italiane, pasi në vend të gazit në çakmak mbanin doza kokaine. Arrestimi i tyre u bë nga karabinierët në Reggio Emilia

Shqiptari i ndaluar është 33 vjeçari shqiptar, Erald Zefi si dhe një 43-vjeçar nga Caserta, të dy të papunë.

Gjatë arrestimeve, policia sekuestroi edhe disa doza kokainë, një peshore elektronike dhe “portofolin e klientëve”.

Ndalimet u bënë  pasditen e djeshme, gjatë një shërbimi të kontrollit të territorit, ku karabinierët vunë konstatuan dy persona në bordin e një Bmë 530.

Në dyshimet për aktivitet të paligjshëm, agjentët vendosën t’i vëzhgonin derisa këta të fundit hynë në një shtëpi në Via Goya.

Karabinierët vendosën t’i prisnin dhe pas një ore i arrestuan. Përveç dozave të kokainës, shqiptarit iu kapën edhe 50 euro dhe një smartphone.

Pas kontrollit në shtëpi, rezultoi se ajo përdorej nga 33 vjeçari. Atje u gjet edhe sodë buke, e cila përdoret si “substancë prerëse” për dozat e “kokainës”, si dhe një fletore me emrat e klientëve. Të dy u arrestuan për ndalim për trafik droge.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco