Shqiptari theri vajzën në makinë/ Avokatja: Dyshonte se e bija …..

Shqiptari theri vajzën në makinë/ Avokatja: Dyshonte se e bija …..

16:41, 26/02/2020
A+ Aa A-

Petrit Lekaj vrau vajzën e tij 20 vjeçare në rrethana ende misterioze disa muaj më parë në vendin e tyre të rezidencës në Australi.

Ditët e fundit është mbajtur edhe gjyqi, ku janë sqaruar një pjesë e dinamikës se si ndodhi ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik, në muajin korrik, kur Lekaj e goditi me thikë për vdekje vajzën e tij.

Sipas asaj që u tha në Gjykatë, Lekaj i cili njihej si trafikant i heroinës, e qëlloi vajzën e tij Sabrina, 8 herë me thikë, në inat e sipër sepse ai dyshonte se ajo konsumonte drogë dhe bënte një jetë të shthurur.

Dënimi përfundimtar për 49 vjeçarin do jepet javën e ardhshme.

Sabrina Lekaj u qëllua për vdekje, brenda një makine në Adelaide pranë Parkut Kidman.

‘Ai besonte se vajza e tij po shkonte dëm jetën dhe se donte ta largonte nga kjo", tha avokatja e Petrit Lekaj.

Avokati i Lekaj, Ben Sale i tha gjykatës se klienti i tij mori një thikë 15 cm me vete kur ai shkoi të merrte ushqim dhe pije bashkë me vajzën e tij atë natë.

‘Ai e mori thikën për ta trembur’,- tha ai.

Sipas tij, vajza jetonte një jetë tjetër që përfshinte drogë dhe festa.

Ai ishte shprehur se vajza e tij e kishte gënjyer duke bërë një jetë që përfshinte drogën me miqtë e saj.

 

Gjykatësja tha se Lekaj u përpoq të shpjegonte veprimet e tij në polici, duke thënë: "Diçka më hyri brenda, nuk e di, nuk mund ta shpjegoj, nuk kam qenë unë vetë."

Lekaj ishte dënuar më parë në vitin 1994 për trafikim të heroinës dhe dënime për kanabis në vitin 2007 dhe 2009.

Prokurorja Ëilkinson i tha të pranishmëve se viktimës nuk iu dha një mundësi për të ndryshuar stilin e jetës së saj.

‘Edhe pse sillej në një mënyrë tipike adoleshentësh, duke treguar mungesë mirënjohjeje, paturpësie, vrazhdësi, por asnjëra prej të cilave nuk e garanton atë që bëri. Ajo që i duhej Sabrinës ishte kujdesi dhe udhëzimi,  ajo që po bënte kurrsesi e kishte shkatërruar jetën e saj”, u shpreh prokurorja.

Lekaj i kishte thënë një psikologu se meritonte të ishte në ferr dhe se ishte përpjekur të vriste veten menjëherë pas vrasjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco