‘Kisha 30 vite që e duroja’/ Fjalët e para të burrit që vrau gruan në Durrës

‘Kisha 30 vite që e duroja’/ Fjalët e para të burrit që vrau gruan në Durrës

13:03, 26/02/2020
A+ Aa A-

Ruzhdi Tasuni nuk ka shprehur pendesë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Hajdies, me të cilën kishte 3 fëmijë nga një martesë e gjatë.

Pasi ka qëlluar për vdekje bashkëshorten, nënën e tre fëmijëve, Rrushdiu ka lajmëruar vetë policinë.

Ai ka ulur qepenin e dyqanit dhe ka pritur në trotuar policinë, ndërkohë që po pinte cigare.

Burime për SYRI TV sqaruan se ishte vetë Tasuni ai që njoftoi Policinë pas vrasjes së bashkëshortes dhe priti brenda në dyqan derisa blutë e Durrësit shkuan për ta prangosur.

Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se Tosuni ka thënë:

‘E vrava se ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vite që e duroj prandaj e vrava.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco