VIDEO/ Krimi në Durrës, ja emri i viktimës dhe autorit

VIDEO/ Krimi në Durrës, ja emri i viktimës dhe autorit

12:08, 26/02/2020
A+ Aa A-

Një tjetër krim i rëndë ka tronditur sot Shqipërinë.

Pas vrasjes së dyfishtë të mbrëmjes së djeshme, sot një burrë ka qëlluar dhe vrarë me levë gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktima është identifikuar si Hajrie Tosuni dhe autori, Rruzhdi Tosuni.

Policia Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2020, rreth orës  11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij,  shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco