Drejtoria Detare: Kujdes, pritet përkeqësimi i motit, duke filluar nga sot

Drejtoria Detare: Kujdes, pritet përkeqësimi i motit, duke filluar nga sot

11:59, 26/02/2020
A+ Aa A-

Drejtoria Detare njoftoi sot se pritet përkeqësimi i moti në datat 26 - 27 - 28 shkurt 2020.

"Bregdeti ynë do të përfshihet ne daten 26 shkurt 2020 nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje, lartësia e detit 2.3 m, kurse n? datën 27-28 shkurt 2020 drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpjetësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m.Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.Pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar.

Si gjithmonë ju informojmë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco