Dhimbje koke e të vjella/ Helmohen nxënësit, një e mitur niset me urgjencë drejt Tiranës Foto ilustruese

Dhimbje koke e të vjella/ Helmohen nxënësit, një e mitur niset me urgjencë drejt Tiranës

11:37, 26/02/2020
A+ Aa A-

Disa nxënës të një shkolle 9-vjeçare “Godvi” në Bulqizë janë helmuar, duke përfunduar në spital.

Ambulanca ka dërguar në spital një vajzë të mitur e klasës së 8-të, e cila është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Siç raporton “BalkanWeb”, nxënësit kanë ndjerë një aromë të rëndë në klasë dhe më pas kanë shfaqur marrje mendsh, dhimbje koke dhe të vjella.

Nga të dhënat e para, mësohet se nxënësit e shkollës 9-vjeçre janë helmuar me pelet, që përdoret për ngrohjen përmes kaldajave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco