EMRAT/ Sherr me thika mes dy të moshuarve, pamjet nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Sherr me thika mes dy të moshuarve, pamjet nga vendi i ngjarjes

11:22, 26/02/2020
A+ Aa A-

Një plagosje ka ndodhur paraditen e sotme në një lokal pranë rrugës ‘Transballkanike’ në Vlorë.

Dy të moshuar janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku janë nxjerrë dhe thikat.

Një 65-vjeçar i identifikuar si Hasan Xhafa ka qëlluar me thikë 77-vjeçarin Muço Malaj.

Nga goditja ka mbetur i plagosur në kofshë dhe brinjë 77-vjeçari, i cili është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Arsyeja e sherrit mes tyre dyshohet të jetë një gjyq për çështje prone.

Policia Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen ‘Kushtrimi’ dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës shtetasi M. M., 77 vjeç, banues në Vlorë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco