“Më goditi me tub gome për 1 orë”! Detaje të tjera nga krimi monstruoz në Mirditë

“Më goditi me tub gome për 1 orë”! Detaje të tjera nga krimi monstruoz në Mirditë

10:38, 26/02/2020
A+ Aa A-

Fatmir Kolecaj mbrëmjen e djeshme ka vrarë me automatik, motër e vëlla Esmeralda dhe Vladison Filopati përkatësisht 36 dhe 34 vjeç. Autori i krimit të rëndë është ish-bashkëshorti i Esmeraldës.

 “ABC News” raporton se autori i krimit, i cili vrau ish-bashkëshorten, ishte dënuar për armëmbajtje pa leje. Autori kishte patur probleme me shëndetin mendor.

Edhe pas daljes nga burgu gjendja e tij psikologjike nuk ka qenë e mirë dhe kërkonte të takonte tri vajzet. Në momentin që ai nuk ishte lejuar, ka sjellë përshkallëzim të situatës duke pasuar me tragjedinë. Ka qenë një telefonatë që ka realizuar me bashkëshorten për të takuar vajzat dhe nuk është lejuar të futet brenda. Ai ka pritur derisa të dalin dhe më pas i ka qëlluar.

47-vjeçari ishte arrestuar në vitin 2017 për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sot, “BalkanWeb” zbardh vendimin e Gjykatës së Lezhës, që shpall fajtor 47-vjeçarin Kolecaj për “Dhuna ne familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”.

Ndërkohë, në vendimin e gjykatës zbulohet dhe një pjesë e dëshmisë së viktimës Esmeralda Filopati, e cila tregon dhunën e tmerrshme të ushtruar nga bashkëshorti. Teksa sqarohet se burri e kërcënonte bashkëshorten e tij me fjalët “do të të vrasë po njoftove policinë”, tregohet dhe një rast kur Esmeralda ishte dhunuar barbarisht nga Fatmiri.

“Rasti i fundit, të cilin e dëmtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar në polici, është ai i orës 16.00 të datës 12.7.2017, në të cilën i pandehuri sapo ka hyrë në banesë ka filluar të godasë me shuplaka bashkëshorten e tij, pastaj ka marre një tub gome dhe me të e ka goditur ne pjesë të ndryshme te trupit per rreth një orë. E dëmtuara Esmeralda Kolecaj ka mundur të telefonojë babain e saj, të cilit i ka bërë me dije faktet e mësipërme, ndërsa ky i fundit ka njoftuar policinë. Në këtë moment i pandehuri ka shkuar në banjon e banesës dhe ka marrë një arme zjarri që e mbante pa leje të organeve kompetente, të cilën e ka vendosur në tavolinë, ndërsa bashkëshortes së tij i ka thënë “të parën do të vras ty, pastaj do merrem me ato”. Pas rreth 30 minutash nga kryerja e veprimeve të mësipërme, i pandehuri ka dalë bashkë me armën në oborrin e banesës dhe është rikthyer në banesë, duke mos e pasur armën me vete.

Në vend-ngjarje kanë shkuar forcat policore, të cilat kanë marrë deklarimet e mësipërme prej të dëmtuarës Esmeralda Kolecaj, kanë kryer këqyrjen e jashtme të saj, ku kanë konstatuar dëmtime në traje skuqje gjatësore të njëjtë me atë që rrjedh prej përdorimit të gomës së ujit në krahun e majtë të saj, në brinjët e krahut të majtë, në shpinë dhe në gjymtyrët e poshtme, gjithsej 9 hematoma, një edemë, një ekimozë dhe disa gërvishtje. Në lidhje me këto dëmtime, eksperti mjekoligjor i caktuar nga shërbimi i policisë gjyqësore, ka konkluduar se janë shkaktuar nga një objekt tubular siç mund të jetë goma që përcjell ujë dhe kanë sjellë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë të dëmtuarës Esmeralda Kolecaj në masën deri 9 ditë”, thuhet në vendimin e gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco