VIDEO/ Veliera lëshon alarmin SOS në Durrës, në bord 4 persona

VIDEO/ Veliera lëshon alarmin SOS në Durrës, në bord 4 persona

08:27, 26/02/2020
A+ Aa A-

Përkeqësimi i motit në Durrës, me detin e trazuar kanë nxjerr në afërsi të bregut Velierën me emrin

"Tiara" në zonën e Currilave, në afërsi të Sfinksit.

Katër persona ndodheshin në Velierë gjatë situatës së vështirë, 3 turq dhe 1 amerikan, të cilët dhanë edhe sinjalin SOS.

Burime nga Kapitenaria bëjnë me dije për Syri Tv se 4 personat kanë arritur të dalin vetë deri në breg, ndërsa në këto momente janë shoqëruar në polici për t'u marrë në pyetje.

Gjendja e pjestarëve të ekuipazhit paraqitet e mirë. Veliera, e cila vinte nga Mali i Zi kishte për destinacion Turqinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco