Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Kishte shkuar të shikonte fëmijët, si ndodhi krimi në Rrëshen

Kishte shkuar të shikonte fëmijët, si ndodhi krimi në Rrëshen

22:41, 25/02/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Kodër-Rrëshen, ku viktimë mbetën vëlla e motër, përkatësisht 34 dhe 36 vjeç.

Autori i ngjarjes, Fatmir Kolecaj nga fshati Zejmen i Lezhës, ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes i armatosur, duke qëlluar për vdekje Vladison Filopatin dhe menjëherë pas kësaj ka dalë nga banesa, motra e tij, Esmeralda Filopati, duke e qëlluar për vdekje edhe këtë të fundit.

Mësohet se Fatmir Kolecaj, kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes për të marrë fëmijët.

Çifti kishte tre fëmijë nga martesa e tyre.

Ata ishin ishin divorcuar prej tri vitesh, ndërsa Kolecaj kishte kryer burg për dhunë në familje.

Gjykata kishte vendosur që fëmijët t’i takonin gruas dhe prej asaj kohe, burri nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, derisa ngjarja ka kulmuar sonte me vrasjen e ish-gruas.

Pas daljes nga burgu, 47 vjeçari nuk kishte pasur asnjë kontakt me familjen.

Menjëherë pas krimit të rëndë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë edhe armën automatike me vete. Policia ka ngritur postblloqe të shumta për arrestimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco