FOTOT E VIKTIMAVE/ Babai vret nënën dhe dajën e tre fëmijëve

FOTOT E VIKTIMAVE/ Babai vret nënën dhe dajën e tre fëmijëve

21:52, 25/02/2020
A+ Aa A-

Dy persona janë vrarë mbrëmjen e sotme në Kodër Rrëshen. Siç mëson korespodenti i Syri TV, viktimat janë motër dhe vëlla Esmeralda Filopati, 36 vjeçe dhe Vledison Filopati, 34 vjeç.

Sipas policisë dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Fatmir Koleci nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Burime për Syri.net dhe Syri TV autori i dyshuar Fatmir Koleci ishte ndarë nga bashkëshortja dhe i liruar nga burgu rreth 1 vit më parë. Ai ishte denoncuar disa për dhune nga viktima.

Fatmir Kolecaj nga fshati Zejmen i Lezhës, mbante vazhdimisht armë në shtëpi.

“Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, në mënyrë të përsëritur e në prezencë të fëmijëve, si dhe duke e kërcënuar me një armë zjarri, bashkëshorten e tij”- njoftonte policia më 13 korrik të vitit 2017

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet një armë zjarri pushkë model 56 me 11 fishekë brenda në pushkë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Njoftimi i policisë sot:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, pak minuta më parë në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.

Nga informacionet e para dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit. /A.R, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco