FOTO/ Ja kush janë personat që rrëmbyen dhe torturuan Jan Prengën

FOTO/ Ja kush janë personat që rrëmbyen dhe torturuan Jan Prengën

19:43, 25/02/2020
A+ Aa A-

Personat që shihni në këto foto janë pjesëtarë të fisit Docaj dhe të afërm apo lidhje miqësore të tyre, te dyshuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, me 17 janar në Kamzë.

Neës24 ka siguruar fotot e të gjithë pjesëtarëve të grupit kriminal, te cilët janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Nga hetimet rezulton se Gentian Doci është personi që urdhëroi rrëmbimin e 49-vjeçarit, pasi vëllai i pengut zhduku një sasi të madhe kokaine që e nxori nga një port në Britaninë e Madhe. Hetuesit thonë se ai u kërkoi të afërmve të vëzhgonin dhe të merrnin peng Jan Prengën për t’i bërë presion të vëllait t’i kthente drogën.

Nga hetimet rezultoi se Artan Docaj vëllai i Gentianit drejtonte makinën “Range Rover” me të cilën u mor peng 49-vjeçari.

Ndërsa Aldo Majnishta ndodhej në sedilen e pasme të automjetit. Ata dyshohet se e torturuan pengun i cili humbi jetën nga torturat.

Të dyshuarit e tjerë rezultojnë pjesëmarrës direkt në ngjarje dhe shfaqen në pamjet filmike të garazhit të resortit duke kryer veprime me trupin e pajetë të Prengës, të cilin e nxjerrin me një furgon të bardhë të mbyllur.

Deri më tani për krimin e rëndë janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Festim Bexhdili ndërsa u vetëdorëzua Ardian Docaj.

Në seancë gjyqësore Bajram Hajri tha se nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe se ndodhej në resort pasi është pronë e familjes. Ai këmbënguli se është viktimë, por nuk e bindi dot gjykatën ta lironte.

Në kërkim është shpallur edhe Altin Hajri pronar i “Golden Resort”, ndërsa gjykata ka caktuar masë sigurie edhe për Dritan Rexhepin qe ndodhet në burg në Ekuador prej 2014. Referuar dosjes hetimore Rexhepi rezulton se ka telefonuar familjarët e Prengës dhe u ka dhënë garanci që pengu do lirohej nëse kryhej droga. Ai pretendon se u pre në besë nga Gentian Doci dhe për këtë shkak thuhet në dosje i tregoi familjes Prenga emrat e rrëmbyesve.

     

     

     

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco