'Shqipëria vend prodhues i marijuanës, menaxhon edhe importimin e kokainës në vendet e origjinës'

'Shqipëria vend prodhues i marijuanës, menaxhon edhe importimin e kokainës në vendet e origjinës'

18:05, 25/02/2020
A+ Aa A-

Shqiptarët vijojnë të zënë një vend të rëndësishëm në menaxhimin e trafikut të kokainës në Itali. Në një intervistë për Ora Neës, Kreu i Antimafias Italiane Federico Calfiero De Raho deklaron se në shumicën e rasteve ata bashkëpunojnë me grupe kriminale vendase, por edhe në mënyrë individuale. Për autoritetet italiane Shqipëria mbetet sërish vendi kryesor i prodhimit të mariuanës.

Autoritetet e drejtësisë italiane shprehin shqetësimin e rritjes së influencës së shqiptarëve në trafikun e kokainës dhe drogave të tjera në vendin fqinj.

Në intervistë ekskluzive për Ora Neës, me gazetaren Alba Kepi, Kreu i Antimafias Italiane, Kryeprokurori Federico Calfiero De Raho, thotë se trafikantët shqiptarë kanë rol të rëndësishëm në Itali, duke bashkëpunuar edhe me mafien vendase.

Federico Calfiero De Raho: “Grupet kriminale shqiptare kanë tashmë një përfaqësim të madh në territorin italian ku ekzistojnë grupe shqiptare që menaxhojnë trafikun e lëndëve narkotike, herë në aleancë me grupet mafioze italiane, e herë në autonomi. E ku fakt dëshmon se aktiviteti kriminal shqiptar në Itali është veçanërisht i gjerë e shtrihet dhe në vendet e tjera të Evropës. Vetë kjo mafia menaxhon importimin e kokainës nga vendet prodhuese e ka ngritur një rrjet për pritur e marrë këto ngarkesa me drogë në porte të ndryshme të detit Tirren e në Evropën Veriore”.

Ndërkohë, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Antidrogë në Itali, Gjeneral Giuseppe Cuchiara, thotë se Shqipëria mbetet vend i rëndësishëm i prodhimit të marijuanës.

Federico Calfiero De Raho: Shqipëria është një vend me të cilin kemi vendosur një raport e bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Shqipëria është një vend prodhues i marijuanës, por që po impenjohet në sfidën e luftës ndaj saj, Shqipëria mbetet një vend i rëndësishëm i tranzitit të drogës si dhe mjaft vende të tjera, por e identifikoj më shumë si një vend i prodhimit e transportit të marijuanës se sa një vend për tranzitimin e kokainës

 

Në një aktivitet për politikat antidrogë organizuar në romë ku mori pjesë edhe Shqipëria u theksua se rrugët e trafikimit të drogave janë në evolucion të vazhdueshëm që nga avionët deri te nëndetëset, materialet e ndërtimit, automjetet etj. Afera ekonomike e biznesit të drogës në botë përllogaritet të jetë 450 miliardë euro në vit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/02/2020 19:52

Shko e ja thuaj Lugi Sorecca-s këto gjëra të cilat ai nuk i dallon, madje i mohon me insistim, i paguar fort mirë nga Edvin Krim Drama. Bëni llafe dhe denonconi sa të doni juve të antimafjes e antidrogës, madje rrezikoni çdo ditë edhe jetën tuaj e të familjarëve, Luigi Sorecca e gjeti "Eldoradon" në Shqipëri, bile gjeti edhe pjeshkën. Leverdis shumë më tepër të jesh mik me mafjen e drogës se sa armik i saj.

Shto koment

Denonco