Koronavirusi/ Tre persona dyshohen të infektuar në Klinikën Infektive, erdhën nga Italia

Koronavirusi/ Tre persona dyshohen të infektuar në Klinikën Infektive, erdhën nga Italia

16:39, 25/02/2020
A+ Aa A-

Në Klinikën Infektive në QKUK, gjatë ditës së sotme janë paraqitur 3 raste të dyshuara për koronavirus.

Sipas autoriteteve, një shtetas jo kosovar 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali dhe dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.

Rastet janë konfirmuar nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për koronavirus. Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia. Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim”, ka thënë Fazliu.

Nga Klinika Infektive njoftojnë se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara.

Ndërkohë, vetëm gjatë ditës së djeshme në Infektiven e QKUK-së kanë qenë katër pacientë të cilëve u janë bërë analizat rreth dyshimeve se janë prekur nga koronavirusi.

Rezultatet kanë dalë negative.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco