Lecce, shumë vite burg për dy shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës

Lecce, shumë vite burg për dy shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës

15:30, 25/02/2020
A+ Aa A-

Dy shtetas shqiptarë me banim në Itali janë dënuar burg sot nga gjykata e Monteronit, Lecce, për trafik ndërkombëtar droge.

Altin Shehaj, 40 vjeç, dhe Roxher Nebiu, 27 vjeç, të dy banes në Melissano, janë dënuar përkatësisht me 16 dhe 5 vjet burg.

Dy shqiptarët janë midis shumë të dënuarve me burg, 27, anëtarë të grupit të shkatërruar marsin e kaluar nga policia italiane dhe Guardia di Finanza.

Shehaj është personi që ka marrë dënimin më të rëndë, pas kapos së grupit, i dënuar me 18 vjet burg, ndërkohë që edhe gruaja e tij mori po aq vite burg sa shqiptari, ndërsa vajza 12 vjet.

Hetimi me emrin e koduar Battleship nisi më 2015 me objektiv bllokimin e kanaleve të trafikimit të drogës nga Shqipëria në Itali.

Gjithçka nisi me lokalizimin e një gomoneje të ankoruar në portin e Torre San Giovanni. U zbulua që mjeti ishte përdorur për transportimin e ngarkesave të drogës të blera në Shqipëri. Me monitorimin e lëvizjeve të gomones dhe përgjimin e telefonave, u individualizuan trafikantët shqiptarë dhe italianët e përfshirë në trafik.

Kapoja i grupit mendohet të jetë Alessandro Caracciolo, vëllai i Antonellës, gruaja e bosit historik të Sacra Corona Unita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco