Grabitja e dhunshme në Maqellarë, arrestohet autori i pestë

Grabitja e dhunshme në Maqellarë, arrestohet autori i pestë

11:48, 25/02/2020
A+ Aa A-

Pas grabitjes së dhunëshme ndodhur me 22 shkurt në një banesë në Maqellarë ku u plagosen edhe të zotët e shtëpisë me mjete të forta ka shkuar në 5 numri i të arrestuarve.

“Gjatë paraditës së sotme, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan shtetasin:

K. B., 35 ,vjeç, banues në Maqellarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ja njofimi i plotë.

Dibër

Vijon operacioni policor "Maqellara".

Shkon në 5 numri i të arrestuarve për vjedhjen me dhunë të ndodhur me datë 22 shkurt, në një banesë.

Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera, si dhe në vijim të operacionit të koduar "Maqellara", u bë e mundur kapja e personit të pestë, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vjedhjen me dhunë.

Gjatë paraditës së sotme, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan shtetasin:

K. B., 35 ,vjeç, banues në Maqellarë.

Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë Dibër, për hetime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco