Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Konflikti/ 24-vjeçarja masakron me thikë një person, detajet e para

Konflikti/ 24-vjeçarja masakron me thikë një person, detajet e para

09:39, 25/02/2020
A+ Aa A-

Një konflikt mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës dhe ka përfunduar me plagosjen e një djali dhe arrestimin e autores. Një 24-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, por për të policia ka publikuar inicialet, ka plagosur me thikë shtetasin e identifikuar si Anton Shyti.

Ngjarja ka ndodhur për motive që mbeten ende të paqarta. Vajza ka rënë në pranga, ndërsa penalisht është proceduar edhe i plagosuri, raportoi policia. Burime paraprake për “Panorama”, bënë me dije se i riu ka marrë plagë të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja u regjistrua në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, në afërsi të shkollave.

NJOFTIMI ZYRTAR

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F.M., 24 vjeçe, banuese në Lezhë, si dhe proçeduan penalisht shtetasin A.Sh.,banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

Gjatë një konflikti të çastit, në qytet Lezhë, shtetasja F.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.Sh.,i cili është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco