Epidemia e koronavirusit,  doktori viorolog nga Milano: Shpresa që rastet të ulen sa më shpejt...

Epidemia e koronavirusit, doktori viorolog nga Milano: Shpresa që rastet të ulen sa më shpejt...

09:37, 25/02/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë për të famshmen “La Repubblica” viorologu i Universiteti të Milanos, Fabrizio Pregliasco.
Sipas tij, ky virus ka ngjashmëri me të ashtuquajturit “gripin e derrit” dhe sipas tij shteti po vepron sipas parimit, ‘në rastin e ngjarjes më të keqe të mundshme’.

Për këtë arsye janë marrë edhe masa drastike, që kanë krijuar panik te qytetarët e vendit fqinj. Problemi i këtij virusi sipas virologut është fakti se ende nuk ekziston një mjekim apo një vaksinë.
A është e vërtetë që nuk duhet të shqetësohemi për virusin?

“Veprimet që shohim nga institucionet tani ndjekin parimin e situatës më të keqe hipotetike, pra çfarë do të ndodhte në rastin më të keq. Ne veprojmë sikur të ishim gati të përballemi me gripin e famshëm spanjoll, domethënë sikur të ishim duke u përballur me një virus shumë shqetësues, prandaj janë marrë edhe masa ekstreme.

Përgatitja për më të keqen, bën të mundur menaxhimin më të më mirë të një situatë, për një sëmundje e cila aktualisht nuk ka barna apo vaksina. Ne si ekspertë vijmë nga përvojat pozitive të viruseve të mëparshëm të rrezikut pandemik si SARS dhe H1N1, të ashtuquajturat gripet e “derrave”, të cilat ne e kemi menaxhuar për t’i kontrolluar”

A do të rriten shpërthimet e Koronavirusit në të ardhmen?

“Po, megjithatë, shpresa është që ato të ulen sa më shpejt dhe më duket se masa të rëndësishme janë marrë në mënyrë urgjente. Nëse rastet nuk ndalen, atëherë duhet të nxjerrim planet pandemike që tashmë ekzistojnë.

Këto masa shqetësojnë, për shembull, si do të bëhet menaxhimi i spitaleve për t’u përballur me një masë të madhe pacientësh. Numri i pacientëve është një gjë për tu menaxhuar. Pacientët ashtu siç bënë kinezët, duhet të ndiqen më pas pa rrjetë, pra pa përgjuar aktivitetin e tyre, kjo është një tjetër linjë që duhet adoptuar menjëherë, ajo e rrugëve specifike për pacientët me koronavirus.”

Pse nuk gjendet “pacienti zero”?

“Për momentin mund të bëhen vetëm hipoteza. Mund të ketë pasur disa njerëz që u kthyen nga Kina në një fazë të hershme, kur nuk kishte gjithë vëmendjen e ditëve të fundit. Ndoshta në një familje, ose në një kontekst të mbyllur, ka lindur një situatë inkubacioni, dhe prej andej filloi shpërndarja. Tani ne shohim efektet por nuk jemi më në gjendje të përgjojmë “pacientin zero” sepse mund edhe të jetë shëruar “.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco