Bastet e paligjshme/ Lihen në burg 55 të ndaluar, në qeli edhe bosi i lojërave të fatit si edhe vëllai i shefes së KPA-së

Bastet e paligjshme/ Lihen në burg 55 të ndaluar, në qeli edhe bosi i lojërave të fatit si edhe vëllai i shefes së KPA-së

23:32, 24/02/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg sot 55 nga 87 të arrestuarit në kuadër të operacionit 'Fati i Lojërave'.

Të ndaluarit dolën sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

27 nga të ndaluarit janë lënë në arrest shtëpie ndërsa 5 të tjerë në detyrim paraqitje.

Seanca nisi në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe ka përfunduar vetëm në orët e vona të mbrëmjes.

Midis 55 personave u lanë në burg është edhe Gramoz Murataj, apo i njohur ndryshe si bosi i basteve. Po kështu Gjykata la në burg dhe Elvis Mulajn, vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt.

Ditën e djeshme dolën para gjykatës 30 nga 115 të arrestuarit në kuadër të operacionit  "Fati i Lojërave", nga të cilët 8 persona u lanë nën masën 'detyrim paraqitje', 16 në burg, dhe 5 të tjerë në 'arrest shtëpie' ndërsa 3 të tjerë janë në kërkim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco