Media greke ngre alarmin: 32 grabitje të armatosura në dy javë, alarm vjedhjesh në zonat minoritare

Media greke ngre alarmin: 32 grabitje të armatosura në dy javë, alarm vjedhjesh në zonat minoritare

20:58, 24/02/2020
A+ Aa A-

Mediat greke shkruajnë se në dy javët e fundit, në Finiq të Gjirokastrës, zonë e banuar kryesisht nga grekët, kanë ndodhur 32 grabitje të armatosura, duke frikësuar popullatën lokale.

Sipas asaj që raportojnë mediat helene, situata ka bërë që kryetari i Bashkisë Finiq Leonidha Hriso të kërkojë ndihmën e Policisë së Shtetit.

Bashkia Finiq me anë të një njoftimi zyrtar ka publikuar shifrat e vjedhjeve të fundit në zonë.

Agresorët përpos vjedhjeve e grabitjeve të parave, kërcënojnë gjithashtu edhe të moshuarit. Mediat greke po ashtu nënvizojnë se gjendja e njëjtë e kriminalitetit për vjedhje është edhe në bashkinë tjetër të banuar kryesisht nga minoritarët, Dropull të Gjirokastrës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco