FOTO/ Sekuestrohen në Hanin e Hotit, 385 kg mallra ndihmë humanitare, arsyeja

FOTO/ Sekuestrohen në Hanin e Hotit, 385 kg mallra ndihmë humanitare, arsyeja

19:28, 24/02/2020
A+ Aa A-

Një sasi prej 385 kg produkte ushqimore të cilësuara si ndihma humanitare, të cilat vinin nga Mal i Zi, janë ndaluar nga Drejtoria e Rajonale e AKU, në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit/

Destinacioni i këtyre ndihmave ishte qyteti i Durrësit.

Ndalimi I ndihmave u bë pasi në momentin e hyrjes në vendin tonë këtyre produkteve u kishte mbetur afat përdorimi, më pak se gjysma e jetëgjatësisë së  deklaruar në etiketë.

Pas kontrollit fizik të bërë nga trupa inspektuese, këto produkte ushqimore: çaj “SOLA” me afat përdorimi datë 04.03.2020, Lëng Frutash me afat përdorimi datë 29.02.2020, Konfleksa “Bebivita” me afat përdorimi datë 26.02.2020, rezultuan në kundërshtim me Urdhërin e Ministrit Nr 250 datë 29.07.2011 Pika 1 dhe 2 “Mbi disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” pasi në momentin e hyrjes në territorin e Shqipërisë produktit i kishte mbetur me pak se gjysma e jetëgjatësisë së tij (Afatit të përdorimit) të deklaruar në etiketë.

Për rrjedhojë këto produkte ushqimore do të kthehen në vendin e origjinës, në Mal të Zi, me dakordësi edhe të subjektit importues.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco