Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vajza ra nga tarraca e lokalit/ Dëshmitarët: Nuk po pinte kafe, u ngjit në katin e 6-të dhe…

Vajza ra nga tarraca e lokalit/ Dëshmitarët: Nuk po pinte kafe, u ngjit në katin e 6-të dhe…

18:46, 24/02/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Korçës, ku një vajzë e re ka rënë në rrethana misterioze nga tarraca e një lokali.

Sipas informacioneve nga blutë e qytetit, ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të qytetit, ndërsa nuk dihet nëse 30-vjeçarja ka rënë aksidentalisht apo është hedhur. Ajo është transportuar në gjendje të rëndë në spital, nga persona që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Sipas dëshmive të dhëna në vendin e ngjarjes, vajza mësohet se nuk ka rënë në tokë, por në ballkonin e katit të dytë të pallatit. Ajo është transportuar me shenja jete në spital, por në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, vajza nuk ka qenë duke konsumuar kafe në bar. Ajo është ngjitur në katin e fundit dhe është hedhur nga kangjellat.

“Më datë 23.02.2020, në Lagjen Nr. 3, një shtetase rreth 30 vjeçe, pasi ka hyrë në ambientet e një lokali, ka dalë në ballkonin e tij në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur, ku për pasojë ka rënë në katin e dytë të kësaj ndërtese. Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, pas ngjarjes Policia ka marrë në pyetje edhe familjarët e 30-vjeçares të plagosur rëndë, për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas burimeve të Policisë, ata janë shprehur të shokuar për ngjarjen e ndodhur, ndërsa nuk kanë qenë në gjendje të mirë të japin detaje lidhur me ngjarjen. /PANORAMA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco