Mafia e mbetjeve/ Si u sekuestruan 18 mijë kg pajisje të rrezikshme në portin italian që po vinin në Shqipëri

Mafia e mbetjeve/ Si u sekuestruan 18 mijë kg pajisje të rrezikshme në portin italian që po vinin në Shqipëri

18:04, 24/02/2020
A+ Aa A-

Agjencia e Doganave në Ankona në bashkëpunim me Karabinierët, kanë kryer kontrolle të vazhdueshme në kuadër të parandalimit të aktiviteteve të parandalimit të krimit mjedisor, pas të dhënave për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, kryesisht në vendet e Lindjes dhe Afrikën e Veriut.

Sipas Corriereadratico, në një nga këto inspektime të kryera më 14 shkurt u kontrollua edhe një ngarkesë e dyshuar që përmbante pajisje elektrike që nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm, të përfshira si të rrezikshme.

Ngarkesa u gjet në një vend të fshehtë brenda një kamioni me gjysmërimorkio, që ishte gati për të kaluar kufirin.  

Lidhur me këtë ngarkesë një person është ndaluar si përgjegjës për administrimin e paautorizuar të mbetjeve të rrezikshme

Mbetjet e klasifikuara të rrezikshme ishin 205 makina larëse, 22 furra që ishin në fundin e skadimit që përbënin në total një sasi prej afro 18.700 kg.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco