VIDEO / Maskat rrahin e  lënë pa ndjenja çiftin e të moshuarve në Maqellarë, flet kryefamiljari

VIDEO / Maskat rrahin e lënë pa ndjenja çiftin e të moshuarve në Maqellarë, flet kryefamiljari

15:46, 24/02/2020
A+ Aa A-

Familja Dulja nga fshati Çermen i Maqellarës në Dibër ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së dielës.

Sipas familjaëve 6 persona janë futur me dhunë duke thyer derën rreth orës 23:00 teksa bashkëshortët Rrahman e Hasie Dulja ishin në kuzhinë duke parë televizor.

Ata kanë refuzuar të hapin derën por grabitësit e maskuar e kanë thyer atë. Pasi kanë hyrë në banesë janë rrahur të dy bashkëshortët duke i lënë  pa ndjenja.

I zoti i shtëpisë Rrahman dulja tregon se gjithçka ka zgjatur shumë pak pasi katër prej grabitësve kanë mbajtu ata ndërsa 2 të tjerët kanë marrë sendet me vlerë, parat e telefonat e tyre.

“Mbrëmjen e djeshme rreth orës 11 të darkës, ishim zgjuar dhe nuk kishim rënë për të fjetur. Trokiti dera, dola dhe i pyeta se kush ishin. Më thanë një emër që nuk e mbaj mend, nuk e jhapa derën dhe ata shkelmuan derën e u futën brenda.

Ishin 5 a 6 vetë, dera u hap. Dy më kapën mua, dy të tjerë gruan, të tjerët kontrollonin shtëpinë. Ne bëmë njëfarë rezistence dhe ata na goditën, na dhunuan.

Jemi përleshur nja 5 minuta, morën cfarë kishim për të marrë dhe ikën. Bashkëshortes i thyen gishtin dhe ka shembje në brinjë, e cuam në spital. Morën cfarë panë, bizhuteritë qe kishim nëpër sirtare.

Më pas erdhi policia e cila u njoftua nga komshinjtë se ne na i morën telefonat”, tha Dulja.

Policia ndërkohë po punon për të zbardhur dhe gjetur autorët e grabitjes./abcneës.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco