‘Jam ekstremist islamik’, shqiptari kërcënon policinë por e pëson keq

‘Jam ekstremist islamik’, shqiptari kërcënon policinë por e pëson keq

14:59, 24/02/2020
A+ Aa A-

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Itali, pasi u përfshi në një aksident rrugor në Verona. Por sikur të mos mjaftonte kjo, 36-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes për ti shpëtuar përgjegjësisë ligjore. Në ndjekje të tij është vënë policia italiane, e cila arriti ta ndalonte shqiptarin.

Megjithatë, edhe gjatë ndalimit nga policia, 36-vjeçari kishte bërë rezistencë duke kërcënuar punonjësit e policisë se ishte një “ekstremist islamik”,duke u shprehur se do të shpërthente. Megjithatë, policët nuk janë tërhequr duke kuptuar se shqiptari mund të ishte nën efektin e alkoolit ose lëndëve narkotike.

Ata e kanë ndaluar dhe më pas e kanë dërguar në spital për të marr mjekim. Ndërkohë, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar dhe do të akuzohet për rezistencë ndaj forcave të policisë dhe kërcënimin e një zyrtari publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco