Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

OFL: Operacioni po vazhdon me sukses, të gjithë `kriminelët` i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar te ne!

OFL: Operacioni po vazhdon me sukses, të gjithë `kriminelët` i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar te ne!

13:41, 24/02/2020
A+ Aa A-

Zëdhënësja bionde me syze të errëta e Operacionit Forca e Ligjit (OFL), ka dalë edhe ditën e sotme dhe ka kryer rutinën e zakonshme duke lexuar, edhe dy emra `kriminelësh` të cilëve ju është dërguar formulari i pasurisë.

Por ndryshe nga herët e tjera, OFL, na njofton se operacioni po ecën me sukses dhe pa asnjë problem, sepse të gjithë “kriminelët e mëdhenj” që ka piketuar ajo, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar mbrapsht.

 `Bëjmë me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetë-deklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020”, deklaroi sot zëdhënësja bionde me syze të errëta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gjergj simaku24/02/2020 15:02

Pirdh, pirdh se lirohesh

Shto koment

Denonco