Kosovë: Një person i dyshuar me koronavirus, analizat dalin pas 2 orësh

Kosovë: Një person i dyshuar me koronavirus, analizat dalin pas 2 orësh

13:33, 24/02/2020
A+ Aa A-

Një person i dyshuar me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kështu bëri të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas përurimit të laboratorit të mikrobiologjisë, shkruan Telegrafi.

Vitia tha se pas dy orësh do të dalin rezultatet për të konfirmuar nëse pacienti është ose jo i infektuar me koronavirus.

Edhe të shtunën më 23 shkurt, ka qenë një rast i dyshuar, por pas analizave rezultoi negativ.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco