U kapën 800 kg drogë, policia: Nuk u ngarkua në Shqipëri

U kapën 800 kg drogë, policia: Nuk u ngarkua në Shqipëri

13:03, 24/02/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit se 800 kilogramë kanabis sativa u kapën në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se droga e ngarkuar në një furgon ka kaluar në doganën e Qafë Botës dhe më pas është kapur.

Por sipas Policisë së Shtetit kjo nuk është e vërtetë.

Sqarim i Policisë së Shtetit:

Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me një lajm të publikuar, për një sasi lënde narkotike kanabis sativa të kapur në Igumenicë, Greqi, që mund të kishte kaluar ne PKK Qafë Botë, Sarandë, informojmë se:

Policia Kufitare ka marrë menjëherë kontakt me homologët grekë, të cilët kanë deklaruar se kamioni nuk është futur në Shqipëri dhe nuk ka kaluar nga PKK Qafë Botë, Sarandë.

Autoritetet e Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Botës, të palës greke, konfirmuan faktin se automjeti frigoriferik e kishte ngarkuar lëndën narkotike në territorin grek.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco