Dhunohet çifti, 6 persona grabisin një banesë në Maqellarë Ne foto: Fshati Çernenë ku ka ndodhur grabitja

Dhunohet çifti, 6 persona grabisin një banesë në Maqellarë

10:42, 24/02/2020
A+ Aa A-

Një grabitje e shoqëruar me dhunë ka ndodhur në fshatin Çernenë në Maqellarë të Dibrës.

Burrë e grua të vetëm në shtëpi pasi djemtë i kanë në kurbet, kanë rënë pre e dhunës dhe grabitjes. Ishte ora 23:00, kur ata kanë qenë duke parë televizor, dhe kanë dëgjuar të trokitur në derën e shtëpisë.

‘Dolëm te dera, bërtisnin hapni derën dhe ne nuk e hapëm. Këmbëngulën dhe në fund çanë derën dhe u futen brenda 6 persona.

Kapen burrin e rrahën e shtynë përtokë me fraktura te syri dhe te veshi’, kanë thënë në dëshminë e tyre çifti i dhunuar. Pasi hynë brenda 2 persona kanë dhunuar edhe gruan.

Grabitësit sapo kanë hyrë kanë kërkuar paratë.

Sipas çiftit grabitësit nuk kanë pasur as maska dhe as doreza, por vetëm me kapuçë në kokës. Sipas tyre, grabitësit kanë qenë të moshës 22-23 vjeç. Gruas i kanë i kanë thyer gishtin e dorës dhe 2 brinjë, pasi ajo ka tentuar ti heqë kapuçin e njërit prej grabitësve.

Pasi kanë ikur grabitësit, bashkëshortja ka shkuar të shikojë burrin e saj, i cili ishte shtrirë përtokë.

Burrë e grua janë ngritur kanë shkuar në dhomën e gjumit ku dhe kishin sendet me vlerë. Në një komodinë të mbyllur me çelës ka pasur florinj të cilat janë marrë. Gjithashtu grabitësit kanë marrë edhe çantën e gruas në të kishte kartën e identitetit, lek dhe receta mjekësore.

E gjithë grabitja ka ndodhur brenda 5 minutash. Pasi grabitësit janë larguar, çifti ka shkuar te fqinjët për të kërkuar telefon pasi grabitësit ua kishin marrë. Ata kanë lajmëruar policinë më pas e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Çifti ka marrë ndihmën e parë në spital dhe sipas mjekëve kanë pasur goditje të forta, por pa probleme për jetën. Mësohet se janë gjetur dy kuti e bizhuterive, bosh.

Policia po kërkon për grabitësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco