EMRAT/ Të shpallur në kërkim, si u zbardh vrasja e kryer në Shqipëri nga Italia...

EMRAT/ Të shpallur në kërkim, si u zbardh vrasja e kryer në Shqipëri nga Italia...

09:54, 24/02/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit publikoi dje fotot e tre të shumëkërkuarve të radhës, që janë objekt i Njësisë së Kërkimit.

Dy prej tyre, vëllezër të dënuar me nga 25 vite burg për një vrasje në vitin 2013. Aleks Totrak dhe Antonio Lala janë gjetur fajtorë nga Gjykata e Tiranës për vrasjen e shtetasit A.D.. Sipas dosjes hetimore, zbardhja e ngjarjes erdhi pas një shkrese të autoriteteve italiane, që duke iu referuar dëshmisë së vëllait të viktimës, tregonin se autorë të vrasjes me pesë plumba në Kashar ishin pikërisht vëllezërit Lala. Më pas, nga hetimet e tjera, Prokuroria zbardhi ngjarjen dhe kërkoi në Gjykatë dënimin e tyre me nga 25 vite burg për akuzën e vrasjes.

Ndërkohë, Aleks Totraku, me anë të një mbrojtësi, ka bërë kërkesë për rivendosje në afat për të ankimuar vendimin e dhënë, duke pretenduar se nuk ka pasur dijeni dhe se e ka marrë vesh për dënimin vetëm në momentin e arrestimit në Zvicër, ku ishte arrestuar për një çështje tjetër. “Aleks Totraku, me cilësinë e të pandehurit, personalisht nuk ka marrë pjesë në këtë gjykim, është hetuar në mungesë dhe është gjykuar në mungesë.

Në vendim është shprehur se interesat e tij gjatë hetimit janë mbrojtur nga një avokat kryesisht, ndërsa në gjykim, nga një avokat i zgjedhur nga familjarët, që në zbatim të nenit 410 pika 2 të Kodit të Procedurës Penale dhe praktikës Unifikuese të Gjykatës së Lartë, duke mos pasur të drejtë të paraqesin ankim kundër vendimit të dënimit.

Për vendimin e sipërcituar penal, Aleks Totraku është vënë në dijeni në momentin e arrestimit, në datën 18 dhjetor 2017, kur nga ana e Prokurorisë së Gjenevës, Zvicër, i është komunikuar kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri, për vuajtjen e dënimit, sipas Vendimit nr. 3105, datë 12.10.2016, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, shkruhet në vendim. Kërkesa për ankim është pranuar nga Gjykata dhe çështja është në Apel.

POLICIA

Sipas Policisë, personi i kërkuar, Aleks Totraku, alias Abdyl Lala, “në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Antonio Lala, alias Mirjan Lala (person në kërkim), ka vrarë me armë zjarri shtetasin A.D.. Aleks Totraku, alias Abdyl Lala, është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ‘Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’. Antonio Lala alias Mirjan Lala është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 25 vjet burgim, për veprat penale ‘Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’, njofton Policia.

NEXHIP REXHO

I kërkuari tjetër është Nexhip Rexho, i cili në vitin 2000 ka vrarë më armë zjarri një shtetas dhe ka plagosur rëndë një tjetër. Ai është dënuar me vendim të Shkallës së Dytë me 25 vite burg për tri akuza. “Në datën 27 gusht 2000, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, në Vlorë, Nexhip Rexho ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin L.M., dhe ka plagosur gruan e këtij të fundit, shtetasen T.M. Nexhip Rexho është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 25 vjet burgim, për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, ‘Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë’ dhe “Armëmbajtja pa leje”, njoftoi dje Policia.

NJËSIA E KËRKIMIT

Policia e Shtetit në 29 janar të këtij viti njoftoi se janë identifikuar 50 persona të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 25 vite që do të jenë objekt i Njësisë së Kërkimit. Për këtë, prej disa javësh, Policia është duke publikuar emrat dhe fotot e tyre, duke kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve. “Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme. Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane, që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST”, njoftoi Policia disa javë më parë. /PANORAMA/

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco