Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Qyteti i ‘të fortëve’/ Lëvizin me armë ‘në brez’, të tjerë të arrestuar

Qyteti i ‘të fortëve’/ Lëvizin me armë ‘në brez’, të tjerë të arrestuar

09:18, 24/02/2020
A+ Aa A-

Qyteti i Durrësit është qyteti prej nga policia ka raportuar më shumë raste së fundmi të arrestimit të personave që lëvizin me ‘armë në brez’.

Një ditë më parë u raportua për një biznesmen durrsak, që po tentoi të kalonte në Rinas me pistoletë në çantë. Mëngjesin e shkuar u raportua për një adoleshent që u kap me pistoletë në lokal.

Kurse sot u raportua ndalimi i dy personave, sërish për armëmbajtje pa leje.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. F., 43 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, të dy banues në Manzë, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Audi" në pronësi të shtetasit S. H., në sediljen e pasagjerit ku ndodhej shtetasi R. F., në një çantë dore, Policia gjeti  dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "Beretta" dhe 23 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco