I kërkoi favore seksuale për vendin e punës, arrestohet zyrtari i Tatimeve në Korçë

I kërkoi favore seksuale për vendin e punës, arrestohet zyrtari i Tatimeve në Korçë

22:17, 23/02/2020

Arrestohet një zyrtar i Tatimeve në Korçë

Burime kofidenciale për Syri.net bëjnë me dije se shtetasi Arian Mema, banues në Pogradec dhe punonjës në këtë institucion ka kërkuar favore seksuale në këmbim të ndihmës për punësim.

Denoncimi në polici u bë nga një vajzë, banuese në Korçë.

Mema u arrestua nga policia ndërkohë që prokuroria e rrethit të Pogradecit ka nisur hetimet e mëtejshme lidhur me rastin. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco