Italia po përballet me një situatë të jashtëzakoshme si rrjedhojë e koronavirusit të ri kinez. Një serë eventesh publike janë anuluar ndërsa janë marrë dhe një serë masash nga autoritetet për të mos lejuar përhapjen e tij.
Por përtej masave si mbyllja e shkollave apo anulimi i eventeve masive, në Itali po vërehet edhe një fenomen tjetër, ai i boshatisjes së marketeve ku njerëzit po blejnë më shumë ushqime se zakonisht .
Sipas medias italiane, kjo vjen si masë paraprake e menduar në rast të vendosjes në karantinë në zonave të caktuara.
Siç shihet në fotot e mëposhtme, të dërguara në redaksinë e Syri.net nga një shqiptar, një super-market në Milano është thuajse totalisht i boshatisur.
"Super marketet në Somma Lombardo, Milano. Nuk ka maskerina e disinfetante. Frikë shumë e madhe", shkruan qytetari në mesazhin e tij. /SYRI.net
© SYRI.net