Dhunë ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve/ Arrestohet 51-vjeçari

Dhunë ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve/ Arrestohet 51-vjeçari

17:15, 23/02/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 51-vjeçar, i cili kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. 

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.B, arrestimit i të cilit u bë pasi ky shtetas ka shkuar në banesën ku jeton ajo me dy fëmijët, pasi ishin në proces divorci dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, dhe ndaj 2 fëmijëve.

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 51-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco