'Në dy të mëngjesit kryenin...'/ Policia arreston të rinjtë në ish-Bllok

'Në dy të mëngjesit kryenin...'/ Policia arreston të rinjtë në ish-Bllok

17:09, 23/02/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës arrestoi dy shtetas mëngjesin e të dielës në zonën e ish-Bllokut, pasi të dy shtetasit kundërshtuan kontrollin e mjetit nga patrulla e policisë.

Sipas njoftimit të "Bluve" të kryeqytetit, mësohet se në pranga janë vënë dy shtetasit me inicialet K.Rr., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Kryenin veprime të pakontrolluara në zonën e ish Bllokut në orët e para të mëngjesit, kundërshtuan dhe fyen punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke mos ju bindur urdhrit për kontrollin e mjetit, por me ndërhyrjen e forcave "Shqiponjat", vihen në pranga .

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.RR., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar punonjësit e Patrullës së përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke i penguar ata për të mos kontrolluar mjetin në të cilin qarkullonin, pasi kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut .

Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco