Koronavurisi mbërthen edhe Italinë/ Cakaj: Jemi duke ndjekur situatën, qytetarët që udhëtojnë të kenë kujdes

Koronavurisi mbërthen edhe Italinë/ Cakaj: Jemi duke ndjekur situatën, qytetarët që udhëtojnë të kenë kujdes

16:30, 23/02/2020
A+ Aa A-

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, me anë të një postimi në Facebook, njofton se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast shqiptarësh të prekur nga përhapja e Coronavirusit në Itali.

Sipas tij, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë dhe Konsullatat e Përgjithëshme në Milano dhe në Bari po e ndjekin të gjithë çështjen hap pas hapi.

Cakaj u bën thirrje që qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë mes dy vendeve t’iu përmbahen masave të përcaktuara prej autoriteteteve italiane në situatën e emergjencës.

Reagimi i plotë i Gent Cakajt:

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme së bashku me Ambasaden e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithëshme në Milano dhe në Bari janë duke ndjekur nga afër situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë.

Deri më tani nuk ka informacione për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ministrinë e Shëndetësisë të Italisë dhe me Departamentin e Emergjencave Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkëta për parandalimin e perhapjes së virusit në territorin shqiptar.

Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali t'iu përmbahen masave të përcaktuara prej autoriteteteve italiane në situatën e emergjencës.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali do të vijojnë informimin e publikut varësisht prej situatës".

Brenda 48 orëve, Italia u ngjit në kryen e renditjes evropiane të vendeve me raste koronavirusi, duke kapërcyer Britaninë e madhe me 9 raste, Francën me 12 dhe Gjermaninë me 16.

Dy vdekjet në Itali shënojnë dhe viktimat e parë të Covid 19 në Europë, duke pasur parasysh që deri më tani, e vetmja jetë e humbur në kontinentin e vjetër konsiderohej ajo e një turisteje kineze 80-vjeçare, e cila ishte kalimthi në Francë.

Në Bruksel ekziston frika se situata mund të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim, me një rritje të mundshme shpërthyese të infektimeve.

Një skenar makthi që kërcënon me pasoja serioze mbi shëndetin e njerëzve, por edhe ne nivel ekonomik.../A.R, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco