Vajza bie nga tarraca e lokalit/ Çfarë ndodhi sot në Korçë

Vajza bie nga tarraca e lokalit/ Çfarë ndodhi sot në Korçë

16:21, 23/02/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës, aty ku një vajzë ka rënë nga tarraca e një lokali.

Ngjarja ka ndodhur te "Sky", ndërsa nuk dihet ende nëse ka qenë aksidentale apo tentativë vetëvrasje.

Sipas dëshmitarëve, vajza, identiteti i së cilës nuk dihet ende, nuk ka rënë në tokë, por në ballkonin e katit të dytë. 

Sipas burimeve dhe dëshmimtarëve që kanë qënë prezentë, jashtë kamerave pohojnë se vajza nuk ka shkuar për të konsumuar kafe por është hedhur menjëherë sapo është ngjitur.

Vajza, rreth 30 vjeçe, është dërguar me urgjencë në spital, ku sipas njoftimeve paraprake, ndodhet në gjendje kritike për jetën...

Ende nuk ka asnjë reagim nga policia e Korçës.../Syri.net

Vendi ku ndodhi ngjarja:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco