Aksidenti me dy viktima/ Arrestohet shoferi, ja sa rrezikon

Aksidenti me dy viktima/ Arrestohet shoferi, ja sa rrezikon

14:22, 23/02/2020
A+ Aa A-

Një 28-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pas aksidentit të mbrëmshëm ku humbën jetën 2 emigrantë dhe u plagosën 7 të tjerë, ngjarje e ndodhur në rrugor Korçë-Gramsh. Policia thotë se ka arrestuar shtetasin me iniciale M.Gj., banues në Tiranë. I riu po transportonte emigrantët me mjetin tip “Fuoristradë”.

NJOFTIMI

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez, në përfundim të veprimeve te para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë. 

Shtetasi M.Gj.,mbrëmjen e djeshme  humbi  kontrollin mbi mjetin "Fuoristradë"  që transportonte në mënyrë të paligjshme 9 shtetas nga vendet e treta dhe për pasojë mjeti doli nga rruga, ku dy persona humbën jetën dhe 7 te tjerë ndodhen në spital për ndihmë mjekësore

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave" dhe "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave", ku parashikohet denimi nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco