Durrsakut i skanojnë valixhen në Rinas, shihni ku e fshihte pistoletën

Durrsakut i skanojnë valixhen në Rinas, shihni ku e fshihte pistoletën

12:09, 23/02/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës dhe ajo e Rinasit arrestuan një person, i cili po udhëtonte me pistoletë drejt Italisë. Operacioni u organizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit, punonjësit e sigurisë së aeroportit "Nënë Tereza" dhe DVP Durrës. Raportohet se u sekustrua një armë zjarri pistoletë "Berreta", me një krehër me fishekë dhe u arrestua 43-vjeçari që posedonte armën e zjarrit.

Vijon operacioni, në bashkëpunim me homologët italianë, për zbardhjen e qëllimit të 43-vjeçarit që tentoi të udhëtonte me armë zjarri drejt Bolonjës, Itali.

    NJOFTIMI

    Në Rinas, si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes shërbimeve të Policisë Kufitare të Rinasit, specialistëve për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë dhe punonjësve të sigurisë së Aeroportit të Rinasit, konkretisht të skanerit të bagazheve dhe personave, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar "Short Weapon", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës.

    Falë informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme se një shtetas dyshohej që kishte armë zjarri me vete dhe do udhëtonte drejt Italisë është organizuar puna për mbajtjen nën vëzhgim të shtetasit të dyshuar, deri në momentin e futjes në skaner në zonën e kontrollit kufitar. Gjatë skanimit të valixhes së tij të dorës, Policia i gjeti një armë zjarri e llojit pistoletë, e markës “Pietro Beretta”, me një krehër me fishekë.

    Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit u ushtrua kontroll në banesën e tij në Durrës dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në bashkëpunim me homologët italianë po vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për identifikimin e destinacionit dhe zbardhjen e qëllimit final që shtetasi i arrestuar ka patur me këtë armë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    lushingabarbullushi23/02/2020 13:52

    E ka pase per te vrare koronavirusin ne Itali

    Shto koment

    Denonco