Ndjekje si në filma/ Policia i vihet pas bandës së shqiptarëve

Ndjekje si në filma/ Policia i vihet pas bandës së shqiptarëve

10:25, 23/02/2020
A+ Aa A-

Ishte një mbrëmje intensive ajo mes patrullave të policisë dhe hajdutëve. Karabinierët në Torino arritën të arrestonin një shqiptar, ndërsa dy të tjerë bashkëpunëtorë të tij, u larguan.

Aksioni për arrestimin e tyre erdhi pas grabitjes së një banese në Vallo të Torinos, ndërsa vjedhjet kohët e fundit ishin shtuar në zonë, shkruan Panorama.

Alarmi u dha rreth orës 10 të darkës, kur në sytë e policisë ra një Volkswagen Golf e dyshimtë.

Në vend që të ndalonte, shoferi shtypi në maksimum pedalin e gazit, duke shkaktuar një ndjekje të gjatë dhe të rrezikshme, ndjekje e cila zgjati rreth 10 km.

Në një moment, të tre kriminelët u hodhën nga Golf dhe ikën në mes të fushave. Njëri prej tyre, një punëtor 30-vjeçar shqiptar, me vendbanim në Torino, u kap menjëherë dhe u arrestua nga karabinierët.

Disa patrulla policore më pas filluan një manovrim masiv në zonë të mbështetje edhe nga një mjet i zjarrfikëseve për të ndriçuar.

Për hetuesit, i riu shqiptar që u arrestua rezultoi të ishte një nga anëtarët e bandës, e cila për disa ditë ka kryer vjedhje të shumta në zonë.

Karabinierët gjithashtu sekuestruan doreza, një elektrik dore dhe sende të tjera në makinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco