Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Emri/ Avokati shqiptar në hetim për trafik droge

Emri/ Avokati shqiptar në hetim për trafik droge

09:40, 23/02/2020
A+ Aa A-

Një operacion i Prokurorisë së Rumanisë në nëntor të 2019-ës ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë për trafikim të lëndëve narkotike, njërit prej të cilëve i është gjetur me vete një licencë avokatie.

Me anë të një letërporosie, Prokuroria rumune i kërkon Prokurorisë së Tiranës të dhëna për Flordi Aliajn dhe shtetasin tjetër, Hiqmet Hoxha, të cilët janë nën hetim për trafikimin e 60 kilogramëve kanabis, që sipas hetimeve ishin blerë në Spanjë për t’u shitur në tregun vendës në Rumani, shkruan Panorama.

Aliajt, siç rezulton nga letërporosia, i është gjetur dhe një licencë avokatie dhënë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë në Shqipëri dhe autoritetet rumune kërkojnë të dinë nëse është avokat në vendin tonë. Nga të dhënat që rezultojnë në QKB, shtetasi Flordi Aliaj ka pasur të regjistruar niptin për ushtrimin e avokatisë që në vitin 2007 dhe e ka pezulluar atë përkohësisht në vitin 2012.

Prokuroria e Tiranës aktualisht është duke verifikuar të dhënat që kërkohen nga autoritetet e drejtësisë rumune, në lidhje me këta dy shtetas.

Operacioni i autoriteteve rumune është zhvilluar gjatë tri ditëve në nëntor të 2019-ës, ku është bërë vëzhgimi ambiental dhe ndjekja e 4 personave, që sipas Prokurorisë rumune kanë organizuar trafikimin e lëndës narkotike. Dy shqiptarët kanë kontrolluar rrugën për kontrolle, ndërkohë që droga ishte fshehur në një kamion që drejtohej nga një shtetas grek.

“Midis datave 9 dhe 10 nëntor 2019, tre të pandehurit zhvilluan disa takime në parkingun e një qendre tregtare në kryeqytet dhe në një restorant afër autostradës A1. Për të siguruar suksesin e veprimtarisë kriminale, më 9 nëntor 2019, dy shtetas shqiptarë të moshës 39 dhe 41 vjeç kryen disa patrullime në autostradën A1 për të siguruar që ato nuk u gjurmuan për në vendin ku po lëvizte lënda. Ndërkohë, një shtetas tjetër grek i moshës 47 vjeç transportonte sasinë e kanabisit“, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë rumune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco