Aksidentoi të miturin, arrestohet 21-vjeçari

Aksidentoi të miturin, arrestohet 21-vjeçari

09:38, 23/02/2020
A+ Aa A-

Një i mitur mbeti i plagosur në një aksident rrugor në qendër të Urës Vajgurore.

I plagosuri me iniciale L.K u përplas nga një automjet që drejtohej nga shtetasi A.B, 21vjeç, banues në Pashalli.

L.K ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore arrestoi drejtuesin e mjetit, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Drejtimi  i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco