Vdekja e Aldos, shumë dhimbje dhe emocion në Institutin Alberghiero

Vdekja e Aldos, shumë dhimbje dhe emocion në Institutin Alberghiero

11:15, 22/02/2020
A+ Aa A-

Klasa është bosh, askujt nuk i bëhet për mësim. Nga dritaret hyn drita e përditshme, vetëm se sot është një ditë ndryshe për Institutin Alberghiero.

Është dita e parë pa Aldon, të riun 19-vjeçar që vdiq të enjten pas një krize që e kapi në shkollë e që rezultoi fatale, pavarësisht mjekimit intensiv të urgjencës.

Mbi bankë është një vazo me lule. Është banka e fundit. Sepse Aldo ishte më i gjatë se shokët dhe qëndronte gjithmonë në bankën e fundit. Aldo Kënga, i ardhur me familjen nga Shqipëria në Itali, ishte mësuar me vendin e fundit.

Ishte një kohë kur në gazeta nuk flitej për gjë tjetër: invazioni i shqiptarëve në Itali. E dukej sikur ishte fundi i botës. Pastaj gazetat pushuan së folur për emergjencë, shqiptarët vazhduan të vinin njësoj dhe askush nuk pati më frikë.

Image

Aldo ishte nga një familje e valës së dytë të emigrantëve. Njerëz për së mbari, punëtorë të mëdhenj. Ai vetë ndihmonte sa të mundte në shtëpi gjatë verës, për shembull punonte kamerier në një restorant në rrugën San Vito Lo Capo.

Në shkollë, ku nuk ishte as shqiptar, as italian, por thjesht e para së gjithash një djalosh, dje e kujtuan me tullumbace e banderola, lot e shumë pse pa përgjigje.

Sepse Aldo nuk bëri asgjë për t’u ndarë kaq i ri nga jeta, kaq papritur. Ashtu ishte e shkruar. Dhimbje, dhimbje e fortë, krizë, ndihma e shpejtë, vdekja, tmerri i një nëne.

Një ditë më pas, mbetet dhimbja, dhimbja e pashpjegueshme. Dhe një klasë, e katërta a, bosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco