E kapën në Bathore me pistoletë në brez, pranga të riut, rrezikon 7 vjet burg Arma qe iu gjet

E kapën në Bathore me pistoletë në brez, pranga të riut, rrezikon 7 vjet burg

09:46, 22/02/2020
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar me iniciale G.Sh. u vu në pranga nga Policia, pasi pasditen e djeshme u pa të shëtiste në bulvardin “Demokracia: në Bathore me një pistoletë në brez dhe me tetë fishekë.

Komisariati i Policisë Nr. 5 mori informacioneve në rrugë operative se në Bathore, në rrugën “Demokracia”, ai po qarkullonte në orët e pasdites duke mbajtur me vete armë zjarri.

Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Manreka", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. SH., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik,  G. Sh. i është gjetur në brez një pistoletë dhe një krehër me 8 fishekë. Dosja e tij  i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco