I ikin Policisë më Benzin e vjedhur, ndjekje si në filma për arrestimin e 3 grabitësve

I ikin Policisë më Benzin e vjedhur, ndjekje si në filma për arrestimin e 3 grabitësve

09:20, 22/02/2020
A+ Aa A-

Në Krujë, tre të rinj që qarkullonin me një Benz të vjedhur nëpër rrugë, nuk i janë ndalur urdhrit të Policisë së Krujës, por i kanë dhënë gaz makinës për të shpëtuar. Si rrjedhim, Policia i ka ndjekur ata nëpër rrugë derisa ka arritur t’I ndalojë dhe të vërë në pranga dy prej tyre, kurse të tretin jo, pasi ai arriti në largohej në këmbë. Policia u sekuestroi 2 mjete "Benz" dhe target  vjedhura dhe bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve. Rezultoi se ata ishin vjedhës dhe dy makinave të tjera.

Të arrestuarit janë:

A. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë " dhe "Vjedhja e kryer në bashkëpunim".

K.Z., 24 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim", “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Sh. Xh., i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia.

Por çfarë ndodhi?

Këta shtetas, më datë 20 shkurt 2020, duke udhëtuar me një "Benz" të vjedhur në Tiranë më 25 qershor 2019, me targa të tjera të vjedhura në Shkodër, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për ndalim. Pas ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë braktisur mjetin dhe njëri prej tyre ka mundur të largohet.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë autorë të këtyre ngjarjeve:

Më datë 05.06.2019, në Fushë Krujë, dyshohen se kanë vjedhur mjetin tip "BMË", në pronësi të shtetasit E. Ll.

Më datë 19.11.2019, në fshatin Derven, Krujë, kanë vjedhur mjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit Sh. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë " dhe "Vjedhja e kryer në bashkëpunim" dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco