Gjykata e Posaçme lë në burg rrëmbyesit e Jan Prengës

Gjykata e Posaçme lë në burg rrëmbyesit e Jan Prengës

18:19, 21/02/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rikonfirmuar masat e sigurisë për 6 personat e akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Kështu kjo Gjykatë ka lënë në burg: Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Olsi Turjan, Elton Hajrin, Festim Bixhdilin si edhe Ardian Doçaj.

Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar në zonën e Kamzës dhe humbi jetën nga torturat.

 Trupi i tij nuk është gjendur ende. Sipas hetimeve, rrëmbimi dhe vrasja e tij erdhën pas konflikteve për drogën mes grupit Hajri dhe vëllezërve të viktimës në Angli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco