FOTO/ Bllokohen 80 mijë paketa kontrabandë në doganën e Hanit të Hotit

FOTO/ Bllokohen 80 mijë paketa kontrabandë në doganën e Hanit të Hotit

17:27, 21/02/2020
A+ Aa A-

Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi prej 80 mijë paketa cigare në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit.

Nga zyrtarët e Doganës thonë se, ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër dhe se rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Njoftimi i Doganës së Hanit të Hotit:

Strukturat  e Administratës Doganore  kanë sekuestruar një sasi prej 80 mijë paketa cigare në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit.

Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese, strukturat doganore  ushtruan  kontroll  në  mjetin e dyshuar, ku rezultoi  një ngarkesë prej  80 mijë paketa  cigare  të markës “REGINA RED”.

E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale,  “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, po kryhen veprimet e mëtejshme  hetimore.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco