VIDEO+EMRI/ Kërkohej për vrasjen e vëllait, arrestohet në kufi

VIDEO+EMRI/ Kërkohej për vrasjen e vëllait, arrestohet në kufi

15:44, 21/02/2020
A+ Aa A-

Një 38-vjeçar i kërkuar për vrasjen e vëllain të tij, është vënë në pranga nga policia.

Arrestimi është bërë në doganën e Hanit të Hotit.

Sipas policisë, 38-vjeçari Mëhill Shytani, në 23 prill të vitit 2014 ka vrarë vëllanë e tij.

Njoftimi i policisë së Shkodrës:

Policia kufitare ndalon një person të shpallur në kërkim për vrasje.

Nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrollit të imtësishëm në  dalje të Republikës së Shqipërisë është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi M. Sh., 38 vjeç, banues në Shkodër.

Më datë 17.02.2020, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ në mungesë, për veprën penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim’, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin K. Sh., i cili në momentet e para  është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco