Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

U vetëvar në burgun ‘313’, Hasani priste gjykimin për vjedhjen e 1200 lekëve

U vetëvar në burgun ‘313’, Hasani priste gjykimin për vjedhjen e 1200 lekëve

13:23, 21/02/2020
A+ Aa A-

Bilbil Hasani, i cili u vetëvar mëngjesin e sotëm në banjon e burgut “313” me çarçaf është kapur nga policia dhe gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa priste dënimin, prej pothuajse një viti.

Burime të sigurta konfirmojnë për Fax neës se Hasani është arrestuar për vjedhjen e vetëm 1200 lekëve të reja dhe në këtë mënyrë çështja ka kaluar në gjykatë dhe pritej zhvillimi i seancës paraprake.

Hasani, në nivele të larta stresi e depresioni i dha fund jetës, duke lënë pas familjen, vetëm për 1200 lekë te reja, ccka tregon edhe njëherë tjetër mbi problemet që ka sot sistemi i drejtësisë në vendin tonë.

Kjo tregon dhe njëherë tjetër dështimin e strukturave shtetërore, ku jo pak herë thuhet se në burgje kanë mbetur vetëm hallexhinjtë, ndërsa janë lënë të lirë të dënuar VIP.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elvi 21/02/2020 13:46

Turp e faqja e zeze.ky i shkreti nuk duhet te ishte fare ne burg.motrat e robt gjyqtareve e prokuroreve.nje tup me plera jane .me vjen keq po Shqiperia ka vdekur .ja beri gropen edo rama dhe kta tufa e ndyresirave .tani presim ti bejm varrimin

Shto koment

Denonco